Gucati: Dy të arrestuarit në Serbi janë vëllezër, por asnjëri nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati: Dy të arrestuarit në Serbi janë vëllezër, por asnjëri nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së

    Insajderi
    14 August 2025 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka reaguar pas raportimeve të autoriteteve serbe për arrestimin e dy personave në pikën kufitare të Horgoshit, të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

    Gucati ka thënë se të arrestuarit, të identifikuar nga mediat serbe si H. E. dhe B. E. nga Rahoveci, nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.

    Sipas tij, gjatë kohës së luftës dhe pas saj, ata kanë jetuar në Gjermani.

    “Këta nuk janë pjesëtarë të UÇK-së asnjëri. Këta janë nga Rahoveci, janë vëllezër. Gjatë luftës kanë qenë në Gjermani, pas luftës kanë qenë në Gjermani. Dhe asnjëri nuk janë pjesëtar të UÇK-së. Këtu ka ka informuar dega e Rahovecit”, ka thënë Gucati në RTV Dukagjini.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark