
Zyra Doganore në Prishtinë ka realizuar një sërë aksionesh në luftimin e tregtisë me mallra të falsifikuara.
Mallrat e ndaluara, pas verifikimit, do t’i nënshtrohen asgjësimit, ndërsa ndaj subjekteve importuese janë inicuar procedurat ndëshkimore kundërvajtëse.
TAFT – Në një ngarkesë u gjetën 3000 copë preparate për flokë të markës TAFT, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si falsifikate. Produktet ishin destinuar për tregun vendas, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.BMW, AUDI, MERCEDES – Në një rast tjetër, Dogana ndaloi aksesorë të ndryshëm me markat BMW, AUDI, Mercedes dhe VW, gjithsej 7200 copë.
Produktet ishin të falsifikuara dhe të destinuara për t’u shitur si origjinale.AREON – Gjatë kontrollit të detajuar u ndalua një sasi prej 9000 copë aromash për vetura të markës Areon, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si kopje joautentike.
CHANEL – Zyrtarët doganor zbuluan një ngarkesë me 944 copë bizhuteri të markave të njohura të luksit, si Louis Vuitton, Gucci dhe Chanel, të importuara nga Kina, të falsifikuara dhe të paautorizuara për treg.COS – Në dy raste të ndara, zyrtarët doganor ndaluan 623 copë farmerka të markës COS, nga Turqia, të cilat, pas verifikimeve, rezultuan të dyshuara si mallra pirate. REEBOK – Po ashtu, Dogana ndaloi një ngarkesë me 3700 veshje tekstili të markës Reebok, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si produkte të falsifikuara.