Guerot: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën – zgjidheni çështjen para afatit kushtetues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Guerot: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën – zgjidheni çështjen para afatit kushtetues

    Insajderi
    25 July 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorë të shteteve perëndimore, të akredituar në Kosovë, morën pjesë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit.

    Në mesin e tyre ishte edhe ai i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se ngërçi që po ndodh me mos-konstituimin e Kuvendit shkon në dëm të Kosovës.

    “Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, tha Guerot në X.

    Ai i inkurajoi të gjithë politikanët që të shfrytëzojnë plotësisht pak orët e mbetura para se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark