Gulen akuzohet se po shkakton tërmete në Turqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gulen akuzohet se po shkakton tërmete në Turqi

    Insajderi
    08 February 2017 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kleriku turk me bazë në SHBA, Fetullah Gylen gjendet në krye të listës së zezë të presidentit Rexhep Taip Erdogan.

    Ai konsiderohet si orkestrues i grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik e ka qenë në qendër të një serie teorish konspirative. E megjithatë, akuza e re që këtë herë vjen nga Ankaraja tingëllon krejt e pazakontë.

    Kryebashkiaku i kryeqytetit turk, Melih Gokcek pretendon se kleriku po përpiqet të rrënojë ekonominë turke duke përdorur një pajisje sizmike që shkakton tërmete. Qëllimi është po i njëjti; rrëzimi i presidentit Erdogan nga pushteti. Këto komente kryebashkiaku i bëri pasi dy tërmete me intensitet 5.3 e 5.4 ballë të shkallës rihter goditën rajonin lindor të Canakkale të hënën dhe të martën.

    Gokcek thotë se një “anije sizmike” është parë pranë porteve të qytetit para lëkundjeve të tokës, e se anije e nëndetëse duhen dërguar atje për të kryer verifikime, njofton Top-channel.

    “Nuk ka rëndësi se çfarë thonë. Unë jam ende i shqetësuar mbi mundësinë e një tërmeti artificial”, shkruaji në “Twitter” kreu i bashkisë se Ankarasë, duke publikuar edhe një video ku duken ato që për të janë mjete për të shkaktuar tërmete nga dora e njeriut.

    Pas grushtit të dështuar te shtetit, kjo sipas tij, është përpjekja e radhës për të çuar në krizë ekonominë e për të përmbysur më pas presidentin. Edhe vetë Erdogan, dobësimin e ekonomisë në vend, ja ka faturuar një komploti të huaj.

    Teoria e kreybashkiakut të Ankarasë mbështetet edhe nga opinionisti pro-qeverise Omer Turan, i cili thotë se Gylen, SHBA-ja dhe Britania mund të jenë pas tërmeteve të fundit, si pjesë e një komploti shumëdimensional.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark