Paraqitja e tyre është planifikuar të bëhet me 16 dhe 23 prill, shkruan Usatoday.com.
Pas njoftimit se ata do të ribashkohen në Coachella më vonë këtë vit, grupi po ashtu do të filloj me turneun e tyre botëror “Not in this life”.
Sipas njoftimeve, grupi ka kërkuar rreth 3 milion për çdo koncert, ndërsa koncerti i tyre në Coachella pritet të kushtojë më shumë se kaq.
Sipas sajtit amerikan Blabber Mouth, grupi ka nxjerrë një video zyrtare të një prej koncerteve të tyre të fundit, ku ishin të pranishëm Bradley Cooper, Kate Hudson, Chris Brown, Lenny Kravitz, Jim Carrey, dhe personalitete tjera të njohura.
Festivali muzikor Coachella është një festival i përvitshëm, i cili mbahet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.