
Më 10 qershor do të bëhet inaugurimi i Sheshit “Skënderbej” në Tiranë me fillim në ora 19:30, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shkruar “10 muaj punë! 10 vjet pritje! 100 vjet Sheshi Skënderbej!”, duke shpërndarë edhe një video për këtë festë, shkruan KultPlus.
“Sheshi “Skënderbej” ka dalë një mrekulli. Pas gurëve nga të gjitha trojet shqiptare, në skenë vijnë tingujt e të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarë”, thuhet në njoftimin mbi këtë festë që do të shoqërohet me një koncert të madh ku do të ketë performanca të ndryshme nga ansamble, artistë e balerinë.
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FErionVeliaj%2Fvideos%2F10155431963666926%2F&show_text=0&width=560″ /]