Meshkujt në Indonezi vendosin gushore, byzylykë dhe unaza të bëra nga guri “batu”, i cili njihet si simbol i forcës.
Guri batu nxirret vetëm në Indonezi, teksa unazat e punuara nga ky gur, në kulturën e këtij shteti përfaqësojnë forcën.
Meshkujt përdorin aksesorë të bëra nga guri batu për ta reflektuar pozitën dhe forcën në jetën profesionale, ndërkohë që në tërë gishtat e tyre mund të shihen unaza të përpunuara nga ky gur.
Në të njëjtën kohë, besohet se ky gur siguron energji pozitive për trupin dhe mënjanon stresin.
Megjithëse nuk ka vlerë materiale sa diamanti, guri batu shitet me çmime të larta në vend për shkak të vlerës shpirtërore. Çmimi i gurët, varësisht nga modeli, mund të arrijë deri në 200 mijë dollarë amerikanë.
Gurët batu, pa iu nënshtruar përpunimit, mund të sillen në formë aksesori në formën e tyre natyrore, ashtu siç nxirren nga toka.
Unazat e bëra nga guri zakonisht shiten në dyqane luksoze. Megjithatë, është e mundur të hasen edhe banorë të cilët gurët i nxjerrin me mundësitë e veta nga xeheroret dhe i shesin në rrugë. Shitësit mobilë të unazave në qoshet e rrugëve tërheqin turmë njerëzish të paktën sa edhe dyqanet luksoze.
Pak Mislan, 55 vjeçari i cili që nga fëmijëria bën mbledhjen e koleksionit të gurit batu, thotë se “Që nga mosha 13-vjeçare mbledh gurë batu. Në jetën e përditshme përdor si aksesor unazat dhe gushoret e bëra nga guri batu. Kur marr gurët batu, zgjedhjen e bëj sipas modelit. Modeli i gurit bën për mua ka rëndësi.”
Pak, i cili në të gjitha gishtat e tij mban unaza nga guri batu, shprehet se “Disa gurë i përdori edhe si gushore dhe byzylyk. Në shtëpi kam koleksion prej më shumë se 500 aksesorëve. Ende vazhdoj ta pasuroj koleksionin tim.”
Pak thekson se gurët batu për të janë shndërruar në pasion, duke shtuar se nuk do ta shesë asnjëherë koleksionin, pa marrë parasysh se sa para do t’i ofrojnë, shkruan Anadolu Agency.
Në internet, gjithashtu, gjenden qindra forume për ta pasionuarit pas gurëve batu, të cilët po ashtu njoftohen edhe në mediat sociale për të bërë shkëmbime të unazave. Në Indonezi, guri tërheq interesim të madh edhe në ekspozita dhe panaire.