Guri përkujtimor i Pashke Krasniqi Markaj që dogji veten në vitin 2003 pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të djemve të saj të vrarë e të djegur nga kriminelët serbë, tashmë është hedhur në mbeturina, pasi ishte hequr të enjten nga një pronë private në Korenicë të Gjakovës.
Në një fotografi të publikuar nga gazetari Arsim Lani në Facebook shihet guri përkujtimor i gjuajtur në mbeturina.