×
  • Lajme
  • Lajme

    Fluks i madh i kosovarëve nisen drejt Shqipërisë

    Insajderi
    03 August 2024 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fillimi i muajit gusht ka nisur me një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës.

    Më të shumtë janë qytetarët e Kosovës, që nisen drejt Shqipërisë. Ata thonë se nisen prej vitesh drejt bregdetit shqiptar për çmimet dhe shërbimin.

    Të ardhur nga Gjermania e shumë vende të tjera, shqiptarët e Kosovës janë besnikë të bregdetit shqiptar. Kalojnë shtete të shumta, por destinacioni kryesor mbetet Shqipëria.

    “Plazhi i Shqipërisë është plazhi më i mirë në botë, nuk ka më mirë. Kemi dëgjuar që kanë ndryshuar çmimet, por ta shohim,” thonë një çift shqiptarësh, që ka kaluar mes Maqedonisë së Veriut nga Gjermania për të vizituar qytetet e vendlindjes.

    “Kam dëgjuar për plazhet në Shqipëri. Vij për herë të parë. Jam nisur drejt Vlorës e shpresoj të më pëlqejë siç e kam parë në video dhe foto,” thotë një turist i huaj.

    Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë më shumë se 32 mijë shtetas./RTSH/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark