Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë qëndrimit në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington të SHBA, ka pranuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit dhe Thesarit Amerikan për Bankën Qendrore të Kosovës.
Hamza dhe Zëvendëspresidentja e Bankës Federale Anne Baum nënshkruan marrëveshje në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe investimeve.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje fuqizon rëndësinë e bashkëpunimit në sferën e menaxhimit të mjeteve dhe investimeve, si dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së.
Gjatë këtij muaji në BQK ka qëndruar një delegacion i lartë i Bankës Federale të New York-ut për të diskutuar mbi praktikat më të mira të menaxhimit të rezervave në mes të dy institucioneve.
Delegacioni i BQK-së, i kryesuar ka zhvilluar takime edhe me Drejtoreshën ekzekutive të Konstituencës për Kosovën Michaela Erbenova, Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së Poul Thomsen, Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së z. Tao Zhang, me ç‘rast u diskutua për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe për implementimin e programit të FMN-së./Insajderi.com