Guvernatori i krishterë i Xhakartës dënohet për fyerje të islamit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Guvernatori i krishterë i Xhakartës dënohet për fyerje të islamit

    Insajderi
    09 May 2017 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Guvernatori në largim i Xhakartës është dënuar me dy vjet burgim për blasfemi dhe nxitje të dhunës.

    Basuki Tjahaja Purnama, i njohur edhe si Ahok, është kinez etnik dhe i krishterë.

    Rasti është parë si provë për tolerancën fetare në Indonezi, vendin me shumicën më të madhe myslimane në botë.

    Ai është akuzuar për fyerje të Islamit, duke iu referuar një vargu në Kuran, gjatë një fjalimi.

    Purnama është dërguar në paraburgim menjëherë pas shpalljes së vendimit.

    Mbështetësit e tij thonë se rasti ka qenë i motivuar politikisht.

    Zëvendësi i Purnamas, Djarot Saiful Hidayat, do t’i marrë përsipër detyrat derisa të përfundojë mandati i tij në muajin tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark