Lista Guxo ka mbajtur sonte ndejën e fund vitit.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar disa fotografi me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetë të tjerë që vijnë nga Lista Guxo.
Në fotografitë që ka publikuar ai shihet një numër i madh i pjesëmarrësve në një lokal duke shkelur kështu masat anti-Covid të vendosura nga Qeveria Kurti.
Po ashtu këto foto i ka publikuar edhe deputeti nga kjo listë, Haxhi Avdyli.
Ai ka thënë se Lista Guxo ka mbledhur aktivistët e saj për festat e fund vitit për të falënderuar për bashkëpunimin gjatë vitit 2021.
“Lista Guxo mbledh aktivistët e saj për festat e fundvitit për të falenderuar për bashkëpunimin gjatë vitit 2021. Poashtu edhe për tu zotuar për të punuar bashkë për të mirën e vendit në vitin që po vjen”, shkruan ai në Facebook.