Gyökeres i kthen shpinën Unitedit, Arsenali afër goditjes së madhe - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Gyökeres i kthen shpinën Unitedit, Arsenali afër goditjes së madhe

    Insajderi
    14 June 2025 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres ka refuzuar një transferim te Manchester United, edhe pse trajneri Ruben Amorim kishte shprehur dëshirën për t’u ribashkuar me të. Sipas raportimeve të fundit, pavarësisht interesimit të madh të “Djajve të Kuq”, 27-vjeçari nuk është bindur nga oferta e tyre.

    Gyökeres pritet të largohet nga Sporting këtë verë dhe aktualisht Arsenali duket destinacioni më i mundshëm. E përditshmja portugeze “Record” raporton se Manchester United ka kontaktuar si lojtarin ashtu edhe klubin gjatë kësaj jave, por pa sukses.

    Ndërkohë, Arsenali ka ofruar 55 milionë paund, ofertë që është refuzuar nga Sporting, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te sulmuesi. Gyökeres thuhet se kishte një marrëveshje “gentlemane” me klubin për t’u larguar nëse vinte një ofertë e tillë.

    “Topçinjtë” pritet të rikthehen me një ofertë të dytë, ndërsa gjithçka do të varet nga marrëveshjet ndërmjet agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të klubit portugez. Nëse nuk gjendet kompromis, Sporting kërkon pagesën e plotë të klauzolës prej 84 milionë paundësh.

    Presidenti i Sportingut, Frederico Varandas, ka reaguar ashpër ndaj presioneve dhe raportimeve për tensione:

    “Sporting nuk do të pranojë shantazhe dhe fyerje – duhet të më njihni më mirë tashmë,” deklaroi ai.

    Për të qetësuar situatën, vetë Gyökeres ka mohuar përçarjet me klubin:

    “Ka shumë biseda për momentin, shumica janë të pavërteta. Do të flas kur të vijë koha e duhur.”

    Refuzimi i Gyökeres është një tjetër goditje për Manchester United, pas humbjes së Liam Delap që zgjodhi Chelsean. Tani, në listën e tyre është futur emri i Victor Osimhen, por kërkesat prej 500 mijë paund në javë dhe interesimi nga Arabia Saudite dhe Galatasaray e bëjnë marrëveshjen të ndërlikuar. Çdo tentativë për Osimhen do të kërkojë shitje të mëparshme nga ana e United për të ruajtur balancën financiare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark