Erling Haaland e ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në Real Madrid.
Sulmuesi norvegjez madje thuhet se e ka blerë një shtëpi në Spanjë dhe është i gatshëm për ta bërë këtë hap në karrierë.
Ish-futbollisti i Salzburgut i ishte bashkuar Manchester Cityt nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2022, ndërsa menjëherë ishte shfaqur protagonist në ekipin e Pep Guardiolës, të cilin e kishte ndihmuar ta fitonte “treshen” historike në edicionin e tij të parë në Angli.
Ai e fitoi Këpucën e Artë në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve si golashënuesi më i mirë, ndërsa e theu rekordin në kampionatin anglez me 36 gola të shënuar.
Raportohet se përfaqësuesi norvegjez e ka të cekur në klauzolën me “Qytetarët”, e cila ia mundëson që t’i bashkohet Real Madridit me gjysmën e çmimit të klauzolës, respektivisht për 100 milionë euro.
E përditshmja spanjolle “AS” raporton se gjigantit i sulmit është i gatshëm të lëvizë drejt Madridit dhe se “do të nënshkruante qysh nesër”, duke e demonstruar dëshirën për t’u bërë madrilen.
Haaland thuhet se e posedon një pronë në Marbella të Spanjës, të cilën e kishte blerë në vitin 2022.
Atë e kishte blerë për 7,12 milionë dollarë para se të transferohej në Premierligë, ndërsa në verën e vitit 2021 gjatë pushimeve, derisa ishte pjesë e Borussia Dortmundit, kishte thënë se do të donte të luajë në Spanjë.