Haaland i bën dhuratë vetes një veturë super luksoze, kaq është vlera e saj - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Haaland i bën dhuratë vetes një veturë super luksoze, kaq është vlera e saj

    Insajderi
    17 February 2025 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erling Haaland nënshkroi një kontratë të re nëntëvjeçare me Manchester Cityn muajin e kaluar dhe sulmuesi i shkëlqyer norvegjez me këtë rast e shpërbleu veten me makinë të re.

    Haaland fiton 480 mijë euro në javë me kontratën e tij të re, pa përfshirë bonuset, të cilat padyshim janë shumë bujare.

    Dy herë fituesi i ‘Këpucës së Artë’ të Premier League është fotografuar duke dalë nga qendra stërvitore e Manchester Cityt sot me një Porsche 911 GT3 portokalli me vlerë mbi 240 mijë euro.

    Çmimi fillestar i makinës është 210 mijë euro, duke e bërë atë Porsche-në e dytë më të shtrenjtë në treg pas 911 S/T.

    Megjithatë, shumë entuziastë paguajnë shumë më tepër se çmimi i kërkuar për supermakinën, e cila përdoret rregullisht në pistat e garave si Spa dhe Silverstone.

    Megjithatë, Haaland duket se e përdor atë vetëm për të udhëtuar në vilën e tij të re në fshatin Cheshire, ku së fundmi u zhvendos me të dashurën Isabel Haugseng Johansen (20 vjeçare), pasi ata patën fëmijën e tyre të parë në fund të vitit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark