Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    12 February 2025 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka vazhduar të bëjë historinë. Kësaj radhe, ai ka shënuar një arritje në Ligën e Kampionëve.

    Real Madridi siguroi një fitore dramatike me rezultat 3-2 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për një vend në fazën e 1/8-tës në garën elitare evropiane të klubeve.

    Pavarësisht humbjes, ylli i Cityt, Erling Haaland, i ka shënuar të dy golat për skuadrën e tij.

    Me dy golat e tij, norvegjezi 24-vjeçar ka kaluar tani legjenda si Andriy Shevchenko dhe Zlatan Ibrahimovic në renditjen e të gjitha kohërave të golashënuesve ​​në Ligën e Kampionëve, duke vendosur veten në vendin e 10.

    Haaland ka shënuar 49 gola në vetëm 48 ndeshje, një rekord mahnitës. Në krahasim, Shevchenko shënoi 48 gola në 100 ndeshje, ndërsa Ibrahimovic arriti të njëjtin numër në 124 ndeshje.

    Deri më tani këtë sezon, Haaland ka regjistruar 27 gola dhe 2 asistime në 33 paraqitje në klubin nga Etihad.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark