×
  • Sport
  • Sport

    Haaland “maqineri”, statistikat e frikshme që tregojnë aftësitë e tij para golit

    Insajderi
    19 March 2024 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detyra kryesore e një sulmuesi është ajo që të shënojë gol dhe në Evropë janë të paktë lojtarët që janë në gjendje të konkurrojnë me Erling Haalandin.

    Sulmuesi norvegjez e ka një kapacitet unik të mbetet “nën hije” gjatë lojës duke marrë pjesë shumë pak në aksione.

    Por, atij i mjafton një rast, një top i vetëm për të kryer punë.

    I qetë, gjakftohtë dhe me një instinkt “vrasës”.

    Janë këto karakteristikat që e bëjnë sulmuesin e Manchester Cityt aq special.

    Sipas statistikave të nxjerra nga “Who Scored”, asnjë sulmues që i ka shënuar 10 e më shumë gola në këtë sezon në pesë ligat më të forta evropiane nuk ka nevojë për më pak topa në këmbë për të shënuar.

    Ish-futbollisti i Salzburgut dhe Borussia Dortmundit shënon gol në çdo 28 prekje të topit.

    Pak prapa tij gjenden Harry Kane (28,9 prekje për 1 gol) e Artem Dovbyk (34,9), ndërsa Top 5 kompletohet me Victor Osimhen (36,6) e Serhou Guirassy (36,7).

    Edhe pse është larg shifrave montruoze të sezonit të kaluar, edhe për shkak të disa problemeve fizike, të cilat ia ulën rendimentin dhe që e detyruan të pushonte dy muaj, Haaland i ka realizuar 29 gola në 34 ndeshje dhe do të jetë interesante ta shohim në sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark