Manchester City e ka mposhtur bindshëm Lutonin me rezultat 2:6, në kuadër të rrethit të pestë të FA Cup.
Një paraqitje fantastike sonte e patën dyshja Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne.
Haaland i shënoi hiç më pak se pesë gola, kurse De Bruyne i realizoi katër asistime.
Sonte gol shënoi edhe Mateo Kovacic.
Lutoni krejt çka bëri ishte shënimi i dy golave, por pa pasur mundësi ta ndryshojë rezultatin.