Deputeti, Haki Abazi ka folur për zgjedhjet në ShBA, ai u shpreh se ka komunikim me Bidenin nëpërmjet njerëzve të përbashkët.
Madje sipas tij, Joe Biden ka ndihmuar në lirimin e babait të tij nga burgu në Serbi.
“Sado që mund ta konsiderojë mik presidentin Biden, sepse më ka ndihmuar drejtpërdrejt për lirimin e babait nga burgu në Serbi, drejtpërdrejt kur ka qenë zëvëndëspresident i Obamës. E kam njohur prej vitit 2002, kemi vazhduar komunikimin nëpërmjet njerëzve të përbashkët, të cilët kanë qenë në funksion edhe të proceve këtu”, tha ai.