Habit konkurrentja e “Për’puthen”: Më intrigon Meritoni, dua ta ndaj nga Ilnisa – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Habit konkurrentja e “Për’puthen”: Më intrigon Meritoni, dua ta ndaj nga Ilnisa

    Insajderi
    13 February 2024 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konkurrentja e “Përputhen”, Gabriela Arapi, ka deklaruar se nëse do të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, çifti që do të ndante është Ilnisa dhe Meritoni.

    Sipas Gabrielës, përveçse e intrigon ai djalë gjithashtu do të bënte bujë.

    Nga ana tjetër, moderatorja Alesia Bami, e ka konsideruar një përzgjedhje strategjike, pasi ajo do të trazonte ujërat në Shtëpi me Ilnisën dhe do ta mbante gjatë në format.

    Në pjesë nga biseda:

    Kosta: “Në shijet e mija deri tani është Rike. Me atë do të isha lidhur edhe i martuar”.

    Manushi: Alesia mirupafshim, unë dhashë dorëheqje, merre situatën në dorë.

    Alesia: Gabriela, nëse do të jepej një mision që të hyje brenda shtëpisë së Big Brother dhe të ndaje një nga çiftet, cilin do të ndaje?

    Gabriela: “Kush është çift aty njëhere”?

    Alesia: Po mirë, ata që janë. Çift mund të quhen Ilnisa me Meritonin, Bardhi me Sarën, Romeo me Heidin.

    Gabriela: “Do të doja të ndaja Ilnisën me Meritonin”.

    Alesia: Pse kjo zgjedhje?

    Gabriela: “Më intrigon Meritoni”.

    Manushi: Jo mor jo, ka inat Ilnisën. Nuk ka lidhje fare me Meritonin.

    Alesia: Zgjedhje e bukur.

    Manushi: Mbaje veten ti goce. E paske dashur për vete Meritonin.

    Alesia: Jo, zgjedhje e bukur sepse hynë me strategji. Duke ndarë këtë çiftin i bie të ketë bujë njëçik me Ilnisën dhe automatikisht…

    Gabriela: “Bëjmë bujë njëçik”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark