Konyaspor-Alanyaspor u përballën këtë të shtunë në kuadër të raundit të 33-të të Super Ligës turke, sfidë që u mbyll me rezultatin 0-2.
Protagonist absolut i këtij takimi ishte mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i cili fitoi “derbin” ndaj Cikalleshit dhe Ethemit.
Hadërgjonaj zhbllokoi sfidën në minutën e 45+1’ dhe i dha avantazhin ekipit të Alanyaspor, teksa ishte lojtari më në formë i këtij takimi, që në fund u mbyll me dy gola.