Hagë: Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hagë: Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat

    Insajderi
    13 February 2025 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është liruar nga të gjitha akuzat dhe se Haga ka ndërprere hetimet ndaj tij, shkruan Insajderi.

    Në deklaratën e Selimit për media thuhet se ” të gjitha procedurat hetimore ndaj meje kanë pushuar”.

    Tutje ai thotë se pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim, ai thotë se e ka dëshmuar edhe gjatë paraqitjes së tij para trupit gjykues.

    Njoftimi i plote:

    Sot përfundova dëshminë time në Gjykatën Speciale në rastin ndaj z. Thaçi dhe të tjerëve. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e kam dëshmuar edhe gjatë paraqitjes sime para trupit gjykues.

    Gjatë procedurës pranë Dhomave të Specializuara, kam pasur edhe statusin e personit të dyshuar. Me këtë rast, dëshiroj të informoj publikun se të gjitha procedurat hetimore ndaj meje kanë pushuar.

    Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për avokatin tim, z. Artan Qerkini, për këshillat profesionale dhe angazhimin e tij të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të mia gjatë gjithë procesit pranë Dhomave të Specializuara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark