
Komisionari për zgjerim dhe politikë fqinjësore i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, ka reaguar rreth protestave të mbrëmshme në Shkup, ku janë lënduar dhjetëra persona.
Hahn, u ka bërë thirrje qytetarëve në Maqedoni që të distancohen nga dhuna e përleshjet me Policinë, raportojnë mediat maqedonase.
“Ju bëjë thirrje të gjitha partive politike dhe gjithë qytetarëve të përgjegjshëm, që të përmbahen nga aktet e dhunës. Kriza mund të zgjidhet vetëm politikisht. Kjo është përgjegjësi e partive politike që të kthehen në tryezën e bisedimeve”, ka shkruar Hahn në Twitter.
Protestat e së mërkurës gjatë mbrëmjes, vijnë si kundërshtim i vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të amnistuar politikanët të cilët hetohen nga Prokuroria Speciale, ku dhe janë përshkallëzuar në dhunë./Insajderi.com