Arrestimi i shpejt i gjyqtarëve dhe të tjerëve pas një grushti shteti të dështuar në Turqi tregoi se qeveria e kishte përgatitur një listë më parë, ka thënë komisionari i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn i cili është i ngarkuar me çështjen e anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.
“Duket sikur të paktën diçka ka qenë e përgatitur. Listat janë në dispozicion, gjë që tregon se ishte përgatitur për t’u përdorur në një fazë të caktuar”, tha Hahn, raporton Reuters.
“Unë jam shumë i shqetësuar. Kjo është pikërisht ajo nga çka ne kishin frikë.”