Hahn: I kënaqur me përparimin për liberalizimin e vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hahn: I kënaqur me përparimin për liberalizimin e vizave

    Insajderi
    13 April 2016 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioneri për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, është takuar sot me Ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, të cilit i ka thënë se është i kënaqur me përparimin që është bërë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Kështu ka njoftuar vetë Hahn përmes një deklaratë në Twitter.

    “MSA-ja është një hap përpara. Implementimi i saj tashmë është vendimtar! Shprehëm kënaqësi me progresin e arritur për liberalizimin e vizave dhe diskutuam hapat e mëtejmë. Një takim i mirë me ministrin e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Bekim Çollakun, në Strasburg”, ka shkruar ai.

    Në Bruksel, Ministri Çollaku ka takuar edhe zëvendëspresidenten e Parlamentin Evropian (PE) njëherësh raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

    Temë diskutimi e këtyre takimeve ishte avancimi i agjendës evropiane të Kosovës dhe në veçanti përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

    Gjatë takimeve ministri Çollaku nënvizoi se institucionet e Kosovës kanë përmbushur obligimet e përcaktuara për heqjen e vizave dhe se tani janë në pritje të një vendimi meritor nga ana e Institucioneve të BE-së./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark