
Komisioni për Zgjërim në Parlamentin Evropian po diskuton për procesin e reformës për drejtësi në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Hahn ka parashtruar edhe një alternativë nëse më 21 korrik reforma nuk votohet në Parlament.
“Nëse vendimi nuk merret më 21 korrik ka mundësi të mbahet një referendum”, ka deklaruar Hahn.
Ai ka nënvizuar se, duhet të vijë një rezultat pozitiv nga Shqipëria dhe për këtë ka ftuar euro-parlamentarët që të nxisin politikanët shqiptarë, raporton TCh.
“Vendimi duhet të jetë transparent për të treguar gjithëpërfshirje. Jemi informuar se është rënë dakord për procedurat që do të ndiqen”, ka shtuar më tej Hahn.
Komisionari ka bërë të ditur se, me qëllim arritjen e suksesit për këtë projekt, eurodeputetët do të zhvillojnë biseda telefonike me deputetët shqiptarë.