Hajdar Beqa dështon të sigurojë ulëse në Kuvend, por ky është falënderimi i tij për ata që e votuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdar Beqa dështon të sigurojë ulëse në Kuvend, por ky është falënderimi i tij për ata që e votuan

    Insajderi
    06 March 2025 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor të 9 shkurtit 2025, ku, megjithëse ka arritur të dyfishojë mbështetjen dhe të fitojë mbi 16 mijë vota, ato nuk ishin të mjaftueshme për të realizuar qëllimin e tij, shkruan Insajderi.

    Në një postim në Facebook, Beqa ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për mbështetje dhe angazhimin që mori gjatë fushatës, duke thënë se kjo ishte një betejë e ndershme, e udhëhequr nga vlerat e PDK-së dhe dashuria për vendin.

    Ai ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe besuan në të.

    “Mirënjohës për secilin prej jush që qëndruat krah meje, që besuat dhe punuat pa u lodhur në këtë betejë politike. Nuk ishte një betejë e lehtë, por ishte një betejë e ndershme, e udhëhequr nga vlerat e PDK-së, nga dashuria për vendin dhe nga përkushtimi i secilit prej jush“, shkroi ai.

    “Në politikë, si në jetë, nuk janë vetëm fitoret ato që na përcaktojnë, por qëndrueshmëria, besimi dhe angazhimi i vazhdueshëm. Ne nuk e masim suksesin vetëm me numra, por me vlerat që mbrojmë dhe me forcën që tregojmë përballë sfidave”.

    Beqa shtoi se do të vazhdojë të punojë për vizionin e përbashkët të një Kosove më të zhvilluar, më të fuqishme dhe më të mirë.

    Ai ka falënderuar gjithashtu secilin qytetar dhe mbështetës që qëndruan krah tij gjatë këtij procesi zgjedhor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark