Kandidati i PDK’së për deputet, Hajdar Beqa, ka mbajtur një takim me banorët e Bashkësisë së III Lokale në Gjakovë.
31-shi i PDK’së tha se ky takim ishte dëshmi e mbështetjes së madhe për Bedri Hamzën.
“Takimi i sotëm me banorët e Bashkësisë së III Lokale në qytet, ishte një tjetër dëshmi e mbështetjes së madhe për Bedri Hamzën! Energjia, besimi dhe përkushtimi i qytetarëve na japin forcë dhe motivim për ta çuar këtë rrugëtim deri në fitore. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur – fitorja po vjen”, u shpreh Beqa.