Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se Bashkësia Lokale 1 dëshmoi mbrëmë se fryma e ndryshimit dhe e fitores është më e fuqishme se kurrë.
Beqa ka shtuar se platforma “Bashkësia lokale 1 dëshmoi sonte se fryma e ndryshimit dhe e fitores është më e fuqishme se kurrë. Platforma “Kosova mundet më mirë” po gjen mbështetje në çdo familje, lagje dhe qytet”.
Ai ka falënderuar banorët e kësaj bashkësie për përkushtimin dhe mbështetjen e palëkundur ndaj PDK-së, duke shtuar se ishte një kënaqësi të bashkëbisedonte dhe të ndante vizionin për një Kosovë më të mirë së bashku me Kryetarin Memli Krasniqi.
“Bashkë do të ndërtojmë një Kosovë më të mirë,” shkroi Beqa.