Kandidati i PDK’së për deputet, Hajdar Beqa, ka ftuar qytetarët në tubimin madhështor të Degës së PDK’së në Gjakovë.
Beqa tha se kandidati i PDK’së, Bedri Hamza, do të ndajë me qytetarët vizionin e tij për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Njoftimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Gjakovës, antarë dhe mbështetës të PDK-së,
Ju ftojmë në tubimin madhështor të Degës së PDK-së në Gjakovë, ku do të kemi nderin të mirëpresim Kryeministrin e ardhshëm, z. Bedri Hamza. Ai do të ndajë me ju vizionin e tij për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë!
Po ashtu, do të prezantojmë kandidatët tanë për deputetë – njerëzit që do të mbrojnë interesat e Gjakovës dhe të gjithë Kosovës në Kuvendin e Republikës!
📅 Data: 31 Janar 2025 (E Premte)
⏰ Ora: 17:00
📍 Vendi: Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”
Prania juaj nuk është thjesht mbështetje – është mesazh i fuqishëm se Gjakova qëndron e pathyeshme, e gatshme për një të ardhme më të ndritur! Tani është koha të dëshmojmë se Gjakova është e bashkuar, e vendosur dhe gati për fitore!
Me respekt,
Hajdar Beqa