Hajdar Beqa: Kryeministri Kurti dhe ministri Murati po raportojnë si me fol për një shtet tjetër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdar Beqa: Kryeministri Kurti dhe ministri Murati po raportojnë si me fol për një shtet tjetër

    Insajderi
    30 June 2022 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kritikuar rolin e Qeverisë karshi krizës ekonomike në vend. Beqa thotë se kryeministri Kurti dhe ministri Murati po raportojnë si me fol për një shtet tjetër.

    “Nëse i dëgjojmë kreyministrin dhe ministrin, e shohim realisht se po raportojnë si me fol për një shtet tjetër. Qytetarët tonë e dinë më së miri cila është përqindja e inflacionit dhe e dinë se sa vështirë e kanë pasë me e përballu këta muaj rritjen çmimeve”.

    Ai përmendi edhe ikjen e qytetarëve nga vendi.

    “Në të njëjtën kohë kemi pasur ikje çdo ditë të qytetarëve. Ministria e financave në këtë rast nuk ka arritë as me apliku as në Organizatën Botërore të Punës, e cila ka qenë e domosdoshme ta bëjë një veprim të tillë”.

    Në fund deputet Beqa ka një kërkesë për Qeverinë, që në procese të jetë akter e jo shikues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark