Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se më 9 shkurt do të përmbyset ideologjia e “përmbysësit të Kosovës”.
Ai ka thënë se mbështetja për PDK’në është rritur më 131 për qind.
“Mbështetja për PDK-në është rritur me 131%, dhe këtë do ta konfirmojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt.
Ne jemi themeluesit, ndërtuesit dhe zhvilluesit e Kosovës moderne. Ata provuan të na ndalin, sepse synimi i tyre është ndalja e Kosovës, por PDK do ta bëjë Kosovën më të mirë, sepse ky vend mundet më mirë. Ideologjia e Albin Kurtit, të cilin me të drejtë e cilësojnë si “përmbysësin e Kosovës,” do të përmbyset nga qytetarët.
9 shkurti do të jetë dita kur Kosova do të zgjedhë zhvillimin mbi retorikën e përçarjes së brendshme, por edhe në raport me aleatët”.