Hajdar Beqa: Më 9 Shkurt 2025, është dita jonë, Kosova ka nevojë për njerëz të guximshëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hajdar Beqa: Më 9 Shkurt 2025, është dita jonë, Kosova ka nevojë për njerëz të guximshëm

    Insajderi
    08 February 2025 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, një ditë para zgjedhjeve i është drejtuar qytetarëve me një mesazh të rëndësishëm.

    Ai tha se 9 shkurti është dita kur vendoset për të ardhmen dhe për familjet.

    Beqa theksoi se Kosova ka nevojë për njerëz të guximshëm.

    “Më 9 Shkurt 2025, është dita jonë! Dita kur vendosim për të ardhmen, për familjet tona, për fëmijët tanë! Kosova ka nevojë për njerëz të guximshëm, të vendosur dhe të bashkuar, ashtu siç kemi qenë gjithmonë në momentet vendimtare të historisë sonë!

    🔹Të bashkuar fituam lirinë me gjak e sakrificë!

    🔹Të bashkuar ndërtuam shtetin me mund e përkushtim!

    🔹Të bashkuar do ta çojmë Kosovën përpara me vizion e zhvillim!

    E ardhmja e Kosovës nuk mund të ngecë! Historia na ka mësuar se çdo betejë e kemi fituar kur kemi qëndruar krah për krah, me zemër e besim! Sot është koha për forcë, për guxim, për vendime të mëdha, për një hap drejt së ardhmes”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark