Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Hajdar Beqa, me anë të një video- adresimi u ka bërë thirrje gjakovarëve që sonte të presin Bedri Hamzën në tubimin që mbahet nga ora 17:00 në Gjakovë.
Beqa ka thënë se prania e qytetarëve është mesazh i fuqishëm për fitoren e Gjakovës dhe Kosovës.
“Të dashur qytetarë të Gjakovës, Ju ftojmë sot në orën 17:00 në tubimin madhështor të PDK-së në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, ku do të mirëpresim kryeministrin e ardhshëm, z. Bedri Hamza, dhe kandidatët tanë për deputetë. Prania juaj është mesazh i fuqishëm për fitoren e Gjakovës dhe Kosovës! Ju mirëpresim”, shkruan kandidati i PDK’së për deputet në njoftim.