Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, sot ka mbajtur takim me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, z. Azem Syla.
31-shi i PDK’së tha se me Sylën ndanë barrën e betejave të shenjta për lirinë e Kosovës
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, z. Azem Syla, një bashkëluftëtar me të cilin ndamë barrën e betejave të shenjta për lirinë e Kosovës. Bashkë kaluam sfida të mëdha, bashkë fituam të gjitha betejat në kohë lufte. Sot, në një tjetër rrugëtim të rëndësishëm, qëndrojmë krah për krah për të fituar edhe betejën më të rëndësishme më 9 shkurt! Me vullnet, me vendosmëri dhe me besim, ecim përpara”, u shpreh Beqa.