Beqa takohet me bashkëluftëtarët veteranë të UÇK-së: Rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që ata mbrojtën me sakrifica – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Beqa takohet me bashkëluftëtarët veteranë të UÇK-së: Rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që ata mbrojtën me sakrifica

    Insajderi
    21 January 2025 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, është takuar me bashkëluftëtarët veteranë të UÇK-së nga zona e Llapit.

    Beqa pas këtij takimi tha se rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që ata mbrojtën me gjak.

    “Mbrëmë pata nderin të takoj bashkëluftëtarët veteranë të UÇK-së nga zona e Llapit, simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që ata mbrojtën me gjak dhe sakrifica të panumërta.

    Është detyra jonë t’i ruajmë këto arritje dhe të forcojmë themelet e shtetësisë sonë. Lavdi dëshmorëve dhe respekt i përjetshëm për çdo luftëtar të lirisë”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark