Ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari ka nisur t’i ‘përngjaj’ koleges së saj, ministres së Jashtme Donika Gërvalla. Kjo për faktin se Hajdari ngatërroi emrat në një postim të djeshëm, gjë mëse e zakonshme për Gërvallën.
Hajdari dje vizitoi Kamenicën ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Kadri Rrahimajn, shkruan Insajderi.
Në postimin njoftues në “Facebook”, ministrja e ngatërroi kryetarin e Kamenicës me atë të Gjilanit.
“Vizitë të kryetari i Komunës së Gjilanit, z.Alban Hyseni”, shkroi fillimisht Hajdari.
Më pas ajo editoi postimin duke bërë të ditur se ishte Rrahimaj ai me të cilin ishte takuar. /Insajderi.org