Hajdari tregon për numrin e vogël të rasteve të dhunës seksuale që janë në procedurë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdari tregon për numrin e vogël të rasteve të dhunës seksuale që janë në procedurë

    Insajderi
    18 October 2016 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurorja e Prokurorisë Sepciale Drita Hajdari,  ka deklaruar se numër i vogël i rasteve të dhunës seksuale, që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovës, janë duke u trajtuar në organet e Drejtësisë në vend.

    Ajo në kuadër të Konferencës dy ditore me moton “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”, të organizuar nga Prokuroria e Shtetit, tha se momentalisht në procedurë janë vetëm dhjetë raste.

    “Sa i përket numrit të rasteve të cilat janë për momentin në procedim e që kanë të bëjnë me krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, janë vetëm 10 raste, 4 prej tyre janë në Eulex dhe 6 të tjera në Prokurori”, tha prokurorja Hajdari.

    Ajo ka bërë thirrje OJQ-ve që merren me këto raste, të bashkëpunojnë me Prokurorinë për t`i ndarë  informacionet me qëllim që të procedohet me lehtë me këto raste.

    Nga ana tjetër Feride Rushiti nga Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka theksuar se  vetëm qasja në drejtësi mund t’i ndihmojë viktimat të rikthejnë dinjitetin e tyre.

    “Vetëm duke i atribuuar fajin ushtruesit të dhunës dhe duke bërë që të pranohet statusi i tyre si viktima dhe jo duke u ndjerë fajtore, mund tu kthehet sado pak dinjiteti këtyre viktimave”, tha Rushiti. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark