"Hajde përballemi” – Xheneta i futet ‘live’ në emision avokates së Drilonit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Hajde përballemi” – Xheneta i futet ‘live’ në emision avokates së Drilonit

    Insajderi
    06 May 2025 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një episod i tensionuar ndodhi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në favor të Xheneta Fetahut, finaliste e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

    Në emision ishte e ftuar avokatja e Drilon Ramës, znj. Bedrie Rexhepi, e cila komentoi zhvillimet më të fundit rreth rastit që përfshin klientin e saj dhe Xhenetën.

    Gjatë bisedës në studio, situata mori një kthesë të papritur kur në emision, gjatë transmetimit live, hyri vetë Xheneta Fetahu.

    Prezenca e saj solli një moment tensioni që përshkroi atmosferën në studio. Sapo pa se Xheneta po afrohej për të hyrë në debat, avokatja Rexhepi vendosi të mos e vazhdojë pjesëmarrjen në emision dhe u largua menjëherë nga studio.

    “A po frikësohesh a? Hajde përballemi”, u dëgjua duke thënë Xheneta, duke sfiduar avokaten në një përballje të drejtpërdrejtë.

    Ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshme lidhur me largimin e avokates dhe mënyrën e ndërhyrjes së Xhenetës. Disa e konsiderojnë veprimin e saj si të guximshëm, ndërsa të tjerë e shohin si të papërshtatshëm për një emision informativ


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark