Hajdutët gjuajnë me armë zjarri pronarin e një shtëpie në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdutët gjuajnë me armë zjarri pronarin e një shtëpie në Ferizaj

    Insajderi
    13 March 2022 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I zoti i shtëpisë shpëtoi nga plumbat, por jo edhe nga vjedhja me vlerë mbi 300 euro.

    Strategjinë e kishin të qartë. Hajdutët që vodhën këtë shtëpi në Koshare të Ferizajt, thyen xhamin e dritares për të hyrë brenda nga kjo hapësirë ndonëse e vogël.

    Nga goditja me gurë u thye edhe kabina e dushit duke lënë gjurmë të cilat vazhdojnë të jenë evidente edhe gjatë së dielës.

    Këtu u vodhën disa stoli ari në vlerë diku mbi 300 euro, mirëpo ky nuk ishte shqetësimi më i madh për pronarin e shtëpisë, Gëzim Beqiri.

    Shenja e gëzhojave të plumbave ranë këtu e për fat të mirë Beqiri shpëtoi pa asnjë dëmtim.

    Megjithatë, ai bën të ditur se shtëpia e tij ishte cak i vjedhjeve edhe 2 muaj më parë.

    Ngjarja kishte shqetësuar edhe fqinjët. Bujar Fazliu tregon se si mori vesh për këtë ngjarje.

    Në anën tjetër, Granit Rexhepi shtëpia e së cilit ishte po ashtu cak i vjedhjeve disa vite më parë ka treguar se kjo dukuri nuk është e rrallë në fshatin ku jetojnë.

    E, Amir Rexhepi, asamblist në Komunën e Ferizajt, tregon se kanë drejtuar ankesa në adresë të Policisë së Kosovës për neglizhencë në të tilla raste.

    Grabitjet janë shtuar dukshëm kohëve të fundit. Në raportin policor të ditës së sotme janë raportuar edhe katër vjedhje të tjera në nivel vendi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark