×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajduti në Itali shkon për të vjedhur, por lexon një libër/ Kapet nga i zoti i shtëpisë

    Insajderi
    31 August 2024 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një hajdut është arrestuar pasi gjatë një vjedhje në një shtëpi në Itali, pasi pa një libër për Luftën e Trojës nga shkrimtari Giovanni Nucci dhe nisi të lexonte. Ngjarja ka ndodhur në Romë, konkretisht në Vitoria. Hajduti 38-vjeçar ka hyrë në një shtëpi nga dritarja.

    Megjithatë, ai nuk arriti ta përfundojë punën e tij, pasi i interesoi një libër i vendosur në komodinë. Pak më vonë, 71-vjeçari i zoti i shtëpisë e ka gjetur të ulur në krevat duke lexuar librin.

    Hajduti tentoi të arratisej, por u arrestua menjëherë nga policia, teksa mbante një çantë me rroba të stilit, të cilat me siguri i kishte vjedhur nga një vend tjetër.

    Ai ka pohuar në polici se është ngjitur në pallat për të vizituar një të njohur.

    Nucci tha për mediat lokale se do të donte t’i dërgonte hajdutit një kopje për të përfunduar leximin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark