“Hajgare je kah bën a?”, si refuzoi Kurti ta mbështeste Demaçin për president, sipas Selatin Novosellës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Hajgare je kah bën a?”, si refuzoi Kurti ta mbështeste Demaçin për president, sipas Selatin Novosellës

    Insajderi
    27 July 2023 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selatin Novosella, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Adem Demaçit, ka rrëfyer të mërkurën në Pressing në T7 për një rast në vitin 2011 kur veprimtari dhe intelektuali që vdiq pesë vjet më parë i kishte kërkuar tani kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta mbështeste në Kuvend për t’u bërë president.

    Novosella tha se Kurti s’kishte pranuar që deputetët e LVV-së ta votonin Demaçin për shef të shtetit.

    “Adem Demaçi me Albin Kurtin – që kjo është e vërtetë – kur është shtruar pyetja po-jo, që kanë dashur ta bëjnë bresident – dihet kush e pse, s’ka kurrfarë sekreti tash, në momentin e fundit është biseduar me Albinin. Adem Demaçi thotë ‘pasha bacën s’kemi nevojë me e zgjatë muhabetin, nëse jeni për t’u bë president, që s’po më vyen kurrgjë hiç – kështu i ka thënë – votat i qitni, jo-jo, po e mbulojmë”, rrëfeu Selatin Novosella.

    Sipas tij, Kurti i kishte thënë se do ta votonin, por pa Hashim Thaçin kryeministër.

    “Thotë (Kurti) ‘bac na votat i qesim edhe kemi qejf shumë me u bë president i Kosovës, por pa e propozu Hashim Thaçin kryeministër. Po t’i hajgare thotë je kah bën a? (Demaçi). Forca kryesore është, votat ma së shumti i kanë ata dhe faktikisht strukturat kryesore sot janë me PDK-në dhe Hashim Thaçin. Unë s’jam ardhë me bë politikë’. E atëherë thotë unë votën nuk e qes (Kurti)”, tregoi Novosella.

    “Po të ishin bashku votat e Vetëvendosjes me PDK-në e të tjerët, Adem Demaçi do të ishte bërë president”, tha ai.

    Ndiqeni këtu rrëfimin e Selatin Novosellës për Adem Demaçin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark