Të dielën u raportua se janë arrestuar dy persona në Prishtinë. Të njëjtit dyshohen për vjedhje nëpër kafiteri të kryeqytetit.
Në media u raportua se të arrestuarin janë Liridon Kamisholli dhe Labinot Bajqinovci.
Gazeta Insajderi mëson se Labinot Bajqinovci është djali i axhës së deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.
Të dy personat janë recidivistë të vjedhjeve.
Dyshohet se kanë më shumë se dhjetë raste të vjedhjes së çantave të dorës.
Në profilin e Labinot Bajqinovcit shihet edhe përkrahja ndaj kushëririt të tij. Ai ka shpërndarë një intervistë të Mefail Bajqinovcit.
Personat e arrestuar ndodhen në ndalim për 48 orë. /Insajderi.org