Njësitet policore pas pranimit të informatës për vjedhje të veturës, gjatë patrullimit kanë hasur në të, të cilën persona të maskuar ia kishin vjedhur viktimës në oborrin e shtëpisë së tij.
E gjithë ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 1 e 30 minuta në Klinë.
Pasi njësitet policore i janë vënë në ndjekje, të dyshuarit gjatë ikjes kanë aksidentuar veturën dhe e kanë braktisur për t’u larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin njësitet policore kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.