Hajnat brenda një dite kryejnë vjedhje në tri shtëpi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat brenda një dite kryejnë vjedhje në tri shtëpi

    Insajderi
    15 July 2025 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se vetëm dje janë raportuar tri vjedhjeve në raste të ndara në komuna të Kosovës.

    Dy prej këtyre rasteve janë cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

    Policia tha se në Prizren dje në mëngjes të dyshuarit e panjohur me forcë kanë depërtuar në një shtëpi me ç’rast kanë kryer veprën e lartcekur.

    “Raportohet se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në një shtëpi me ç’rast kanë kryer veprën e lartcekur. Rahovec / 13-14.07.2025 – 23:00-04:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur një kasafortë. Suharekë / 14.07.2025 – 08:11. Raportohet se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të një objekti dhe kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Po ashtu edhe në Rahovec, të dyshuar të panjohur kanë vjedhur një kasafortë.

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur një kasafortë. Suharekë / 14.07.2025 – 08:11. Raportohet se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të një objekti dhe kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Ndërsa, në Suharekë të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të një objekti dhe kanë kryer vjedhjen.

    Sipas policisë, në të tri rastet, janë duke u zhvilluar hetimet.

    Të dielën, po ashtu ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Mitrovicë të Veriut. Sipas policisë së Kosovës një qytetar i “Lagjes së Doktorëve”, ka raportuar se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark