Hajnat e shtëpive në Greqi ëndërronin “Shqipërinë e madhe” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat e shtëpive në Greqi ëndërronin “Shqipërinë e madhe”

    Insajderi
    26 May 2016 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia greke ka zbardhur identitetin e 15 shqiptarëve të arrestuar, pjesë e një organizate kriminale që merreshin me grabitje. Shqiptarët, të moshës nga 22-51 vjeç, nëse nuk iu jepnin ato që kërkonin dhunonin të gjithë pronarët e shtëpive.

    Gazeta greke “To Vima”, duke cituar edhe burime nga policia shkruan se shqiptarët, përveç grabitjeve me dhunë kishin dhe një “ëndërr në sirtar”, “Shqipërinë e madhe”!

    Shqiptarët kanë publikuar në rrjetin social armë të tipit kallashnikovë, foto të përleshjeve me policinë greke, flamurin shqiptare e simbole të tjera nacionaliste.

    Banda u shkatërrua në 18 maj, ndërsa ata akuzohen për më shumë se 33 grabitje. Dyshohet se grupi kriminal, nga dhuna e ushtruar në një banesë kanë shkaktuar dhe vdekjen e një 84­-vjeçareje, të cilën e goditën me grushte në momentin që ajo i pikasi gjatë vjedhjes./TVklan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark