Hajnat hyjnë në një shtëpi në Hajvali, vjedhin armatim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat hyjnë në një shtëpi në Hajvali, vjedhin armatim

    Insajderi
    29 October 2024 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Hajvali të Prishtinës, ku kanë vjedhur dy armë zjarri, një pistoletë me 14 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 10 fishekë.

    Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur dy armë zjarri, një pistolete me 14 fishekë të kalibrit 9mm dhe një pushkë gjuetie me 10 fishekë. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark