Hajnat hynë në shtëpinë e biznesmenit kosovar, vjedhin 20 mijë euro dhe një pistoletë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat hynë në shtëpinë e biznesmenit kosovar, vjedhin 20 mijë euro dhe një pistoletë

    Insajderi
    23 February 2025 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e biznesenit kosovar ka qenë cak e hajnave këtë findjavë. Drejtori gjeneral i “Auto Mitas”, Zgjim Mita ka raportuar në polici se hajnat i kanë vjedhur rreth 20 mijë euro dhe një pistoletë, të cilën e posedonte me leje të vlefshme, shkruan Insajderi.

    Me të marrë lajmin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi hetimor, të cilët kanë konstatuar se hajnat kishin hyrë duke thyer një dritare të shtëpisë dhe më pas janë larguar me shumën e parave dhe armën e zjarrit.

    Njësia rajonale e forenzikës, shkruan Sinjali, ka dalë gjithashtu në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

    Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Vjedhje e Rëndë”.

    Ndërkaq, Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e të dyshuarive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark