“Hajnat n’burg, Dubrava 12 kate”, Kurti dikur gëzonte popullin me premtimin e madh, sot i lëshon me qira për Danimarkën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Hajnat n’burg, Dubrava 12 kate”, Kurti dikur gëzonte popullin me premtimin e madh, sot i lëshon me qira për Danimarkën

    Insajderi
    20 December 2021 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 9 shkurt të 2021-ës, Albin Kurti atëkohë kandidat për kryeministër u zotonte se hajnat, ata që sipas tij i bënë dëme këtij vendi do të përfundojnë në burg, ndërsa sot, kryeministër i vendit burgjet po i lëshon me qira për hajna, veçse ata të Danimarkës.

    “Hajnat në burg, Dubrava 12 katë”, thoshte Kurti teksa paralajmëronte burgimin e hajnave. E sot, Kosova dhe Danimarka e kanë nënshkruar marrëveshjen që ia jep kësaj të fundit 300 qeli me qira në qendrën korrektuese të Gjilanit.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e nënshkroi marrëveshjen me ministrin danez të Drejtësisë, Nick Hækkerup, i cili erdhi në Prishtinë pikërisht për këtë çështje.

    Në ceremoninë e nënshkrimit në Qeverinë e Kosovës ishin të pranishëm edhe përfaqësues tjerë nga Mbretëria e Danimarkës si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Haxhiu tha se me këtë marrëveshje Kosova është vlerësuar lidhur me aspektin e sundimit të ligjit, dhe për këtë arsye është pëzgjedhur për ta nënshkruar atë.

    Në qendrën korrektuese do të vendosen 300 të burgosur në një afat 5+5”, deklaroi shkurt Haxhiu. Tha se detajet e hollësishme të marrëveshjes do të jepen më vonë.

    Ministri i Brendshëm i Danimarkës tha se nga marrëveshja do të përfitojnë të dy palët.

    “Marrëveshja ka filluar të dialogohet nga Qeveria e kaluar mirëpo është vazhduar me Qeverinë aktuale. Kjo marrëveshje në masë të madhe do t’i zgjidhë problemet e Danimarkës”, deklaroi Hakerup.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark