×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat në Ferizaj: Vidhen Range Rover e Audi

    Insajderi
    24 October 2024 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur i kreu pushimet i la shtëpitë në vijë, por i gjeti të përmbysura kur u kthye.

    Madje lajmin për vjedhjen në shtëpinë e tij, mërgimtari nga Zvizra Remzi Aliu e mori në aeroport, para se të nisej për Kosovë.

    Në fakt ai ishte sinjalizuar nga kamerat e sigurisë, se dikush ishte në objektet e tij dhe të dy djemve që janë në një oborr.

    Defekti që pati e shpëtoi veturën e tretë nga hajnat.

    Megjithatë vec pronës së Remziu, policia e konfirmon se se hajdutët në të njejtë natë kanë tentuar të vjedhin edhe në 5 shtëpi të tjera, 4 prej të cilave janë të mërgimtarëve, e njëri që ishtë në të 5-të nuk kishte dëgjuar asgjë.

    Ndërkohë sic është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë në këtë Rajonë Kanun Veseli njëra veturë e vjedhur Audi  është gjetur rreth orës 06:00 në fshatin Dardani, ndërsa po punohet intenzivisht në kërkim edhe të veturës tjetër Range Rover me targa vendore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark